Fiks Fare, 1.1 mln € për Samitin. Rezervat e Shtetit pa grurë, por me sutjena! 18 Tetor 2023, Pjesa 2
18/10/2023 21:01

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës dy anët e medaljes së Shqipërisë; shpenzimet e luksit për të pritur delegacionet e BE-së dhe gjendjen e mjerueshme të Rezervave të Shtetit. Nga njëra anë krerët e shtetit presin gjithë pompozitet delegacionet që mbërritën gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, madje me lule, ushqime e dhurata dhe nga ana tjetër magazinat e Rezervave s’kanë grurë dhe karburant. Ditën e hënë, Tirana ishte në “shtetrrethim”, pasi një pjesë e mirë e rrugëve ishin bllokuar për të pritur zyrtarët e BE-së dhe Ballkanit. Organizimi i këtij eventi iu besua Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, një drejtori që menaxhon shtëpitë e pritjes dhe pushimit të krerëve të shtetit. E njëjta drejtori që merret me rezidencat në gjithë Shqipërinë. Më saktë për rikonstruksione, mobilime apo edhe ushqimet e shtetarëve. Organizimi fillonte nga Rinasi, me mbërritjen e avionëve e deri te pritja në qendër të Tiranës. Emisioni “Fiks Fare” ka hulumtuar dokumente qeveritare dhe nga Agjencia e Prokurimit Publik, ku rezulton se e gjithë kostoja ka shkuar në rreth 1.1 milionë euro. Në dukje, Shqipëria u duk e pasur në sytë e ndërkombëtarëve! Por, nëse larg qoftë ndodh një fatkeqësi, a mund t’i ndihmojmë shtresat në nevojë apo të prekura me ushqimet bazë? Me ato të shportës? Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxori zbuluar Rezervat e Shtetit. Në të jepen detaje të rënda, sesi këto Magazina nuk kanë asnjë kilogramë grurë!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 7 Prill 2026
07/04 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi i kërkon falje popullatës për shprehjen “P*rdhi kali…” – Fiks Fare
07/04 21:00
80-vjeçari pret 4 muaj për analiza! ‘Shëndetësia falas’ dështon, pas datës 20 s’ka analiza!
07/04 20:45
Nga pushtimi te ‘miqtë’. Çfarë kujtojmë nga 7 Prilli? – Fiks Fare
07/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Prill 2026
03/04 21:01
Monitorime/ Çfarë fshehin brenda çantës femrat? Diçka që nuk duhet të mungojë kurrë
03/04 21:00
Rruga e frikës në Torovicë! Shkëmbinjtë kërcënojnë jetën e banorëve, Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
03/04 20:45
Zbërthehen beratasit! Pse u thonë ‘mistreca’ dhe ç’është ‘ngordhi dhia në Velabisht’?! – Fiks Fare
03/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Prill 2026
02/04 21:01
Monitorime/ Sherr në studio, Albatros do i çojë Burimit kokrrat e … – Fiks Fare
02/04 21:00
24 vjet pa kanalizime! Banorët në Ravonik ‘Po mbytemi nga fekalet!’ – Fiks Fare
02/04 20:45
Nëse Amerika largohet nga NATO, kush do të na mbrojë? – Fiks Fare
02/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Prill 2026
01/04 21:01
Monitorime/ Janë ‘Plakat’, ‘Qafsha plakën’ apo ‘Të martofsha plakën’?! – Fiks Fare
01/04 21:00
Skandal me pronat/ Eksperti ‘zhduk’ 100 m² nga ekspertiza, mjaftohet me “Lapus” – Fiks Fare
01/04 20:45
Qytetarët protestojnë për hallet e tyre apo për rikthimin e Berishës në pushtet? – Fiks Fare
01/04 20:30