Një tjetër operacion policor antidrogë është finalizuar me sukses në qytetin e Fierit. Janë sekuestruar 865 gramë kanabis dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike si dhe procedohet penalisht blerësi. Fier Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Paketimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier. Sekuestrohen 865 gramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte bërë gati për shitje në 114 doza. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, procedohet penalisht shtetasi që dyshohet se do ta blinte.