Numri i mësuesve që bëjnë vaksinën në ditën e tretë të procesit të vaksinimit në bashkinë Fier është në rritje. Ditën e sotme kërkesat e mësuesve për vaksinim kanë qenë më të mëdha, si rezultat edhe i sigurisë për vaksinën AstraZeneca. Drejtoresha e ZVA Fier thotë se nuk ka patur asnjë problem shëndetësor të mësuesit e vaksinuar. Në tre qendrat e ngritura për shkollat e qytetit do të vaksinohen 603 mësues. Deri tani janë vaksinuar rreth 300 prej tyre ndërkohë që procesi vazhdon. Procesi i vaksinimit të mësuesve do të vijojë edhe në ditët në vazhdim ndërkohë që paralelisht po zhvillohet faza e dytë e vaksinimit të mjekeve dhe infermierëve.