Fier-Ballsh, me gropa dhe kanale; Rruga e pamirëmbajtur shkak aksidentesh
26/08/2018 13:41
Përgjatë të gjithë rrugës nacionale Fier – Ballsh ka gropa të shumta, të cilat rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve. Vende-vende janë hapur edhe kanale të thellë, të cilat shpesh nuk dallohen menjëherë.