Për 7 dite me radhe 7 shkolla të mesme të qytetit të Shkodrës do të ngjiten në skenën e teatrit “Migjeni” me nga një shfaqje të përzgjedhur mes nxënësve dhe aktoreve profesionist, në kuadër të festivalit të të rinjve që po organizohet. Në natën e dytë, ishin nxënësit e shkollës “28 Nëntori” i cili u shpall si gjimnazi më i mirë publik në vend, të cilët sollën kryeveprën e regjisorit Serafin Fanko, “Këshilli i Ndrikullave”.