Rita Petro e kishte të vështirë të më jepte një intervistë të zakontë, me gjëra të thëna rëndom në televizizion, e me tituj gazetash që ajo humbi bashëshortin. E kisha partner sqaron, jo bashkëshort, madje mund të ketë qenë ndër të parat që e solli këtë term bindshëm nëpër ekrane. Partneri i saj pra nuk jeton më. Ky vit ja mori atë, duke i lënë pas dhimbje të thellë. Por sërish e gjeti forcën të zbukurojë për festa shtëpinë e saj. Si shenjë e vullnetit të vazhdimësisë. Jeta nuk mund të ndalet, ajo ka ligjet e saj.