Festë në shtëpinë e re/ Bashkia e Tiranës dorëzon banesat e reja të dëmtuarve nga tërmeti
29/12/2020 15:36

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, Dashamir Pacin, Ylli Troksin dhe Muhamet Deliun i la të pastrehë. Por sot, ata morën në duar dokumentet e pronësisë së banesës të saporindërtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Kemi rastin e Kroacisë: tërmeti ra në mars të këtij viti, në shtator ata kaluan ligjin për ndihmat dhe ende s’ka nisur rindërtimi i shtëpisë së parë. Do të thotë se nëse ka vullnet, edhe një qytet apo shtet modest si i yni, mobilizohen të gjithë, si një skuadër, për t’ia dalë mbanë”, tha Veliaj. Sipas tij, Shqipëria ka bërë shumë me procesin e rindërtimit dhe është vetëm çështje kohe që edhe familjet e tjera të marrin çelësat. Kryebashkiaku shtoi se deri më 31 dhjetor do të sistemohen sa më shumë familje në shtëpitë e reja. “Shtëpia është një ndër investimet më të rëndësishme në jetë. Njeriu punon tërë jetën për shtëpinë e katandinë. Kur ta merr tërmeti, je realisht në nevojë, por është fakt se ke edhe një shtet të fortë që të mbështet”, tha ai. Veliaj theksoi se procesi i rindërtimit ka qenë transparent, të gjithëve u është shërbyer njësoj, pa dallim. “Kjo nuk bëhet po s’pati bashkëpunim, qoftë për përgatitjen e dosjeve, qoftë për procedurat e tjera, për të qenë transparentë me të gjithë ata që kanë dhënë para, si shteti shqiptar apo shtetet e huaja. Kemi qenë transparentë edhe me qytetarët, kemi bërë shtëpinë e dikujt që është nevojë, me katër fëmijë, që ka jetuar në kushte jashtëzakonisht të vështira, pa bërë asnjë dallim në është i majtë apo i djathtë, i veriut apo jugut”, deklaroi ai. Këto ditë festash, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe operacionin “Kutia”, që u vjen në ndihmë fëmijëve nga familje me kushte të vështira ekonomike. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që këtë fundvit të jenë më solidarë me njerëzit në nevojë. “Bashkia është përfshirë në operacionin “Kutia”, duke i çuar fëmijëve kuti me lodra, që të gëzojnë të gjithë. Ky ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë, ndaj thirrja për qytetarët është: nëse i keni mundësitë, nëse Zoti ju ka dhënë begati, ndajeni me të tjerët! Bashkia ka përgatitur mbi 30 mijë pako: lodra për fëmijët dhe për pako ushqimore për familjet”, tha Veliaj. Deputeti i PS-së, Sadi Vorpsi nënvizoi se sfida për rindërtimin vazhdon, falë fondit të siguruar nga qeveria shqiptare nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB