Në praninë e një numri të madh të besimtarëve mëngjesin e sotëm në të gjitha qendrat kryesore të vendeve të rajonit, si dhe më gjerë, me faljen e namazit të Kurban Bajramit ka filluar një nga festat më të mëdha të myslimanëve, Kurban Bajrami. Besimtarë të shumtë janë mbledhur në xhamitë në kryeqytetet për të falur namazin e Kurban Bajramit, duke respektuar masat ndaj COVID-19. Përjashtuar Kosovën e cila anuloi faljen e namazit nëpër xhami për shkak të situatës epidemiologjike.