Besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Kurban Bajramin. Kremtimi i kësaj feste kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, kur besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin. Dy xhamitë e Kukësit ishin tejet të mbushura me besimtarë myslimanë. Edhe pse numri i të prekurve me Covid ka qenë në rritje në Kukës, besimtarët iu drejtuan xhamive për të falur namazin. Qytetarët nuk kanë pasur maska dhe doreza, gjithashtu edhe distancimi social nuk u mbajt gjatë faljes së namazit. Në Tiranë, besimtarët u mblodhën në Xhaminë e “Kokonozëve” për të kryer faljen e tyre. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.