Fermerët në fshatin Blinisht të Lezhës po u vënë zjarrin tokave të tyre si mënyra më e thjeshtë për t’i pastruar nga ferrat dhe barishtet e tjera. Kjo situatë e vënies së zjarrit në toka nuk ndodh vetëm në këtë zone por thuajse në të gjitha fshatrat. Duke u vënë zjarrin për të hapur toka të reja, shumë persona kanë rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por të të gjithë banorëve të fshatit. Një video e ardhur në redaksinë e Top Channel tregon një vatër zjarri përgjatë rrugës. Vendi ynë është përfshirë nga shumë vatra zjarri, shumica e të cilave janë të qëllimshme. Të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta edhe pse jemi në mes shtatori vatrat e zjarrit janë përhapur shumë.