Ekspertët për zhvillimin e biznesit, Ilir Pilku dhe Erion Muça, diskutuan në Top Talk Economy për bizneset shqiptare, vështirësitë me të cilat po përballen. Ndër të tjera u ndalën tek bujqësia shqiptare, përse sipërmarrjet ngurrojnë të bashkëpunojnë. Ekspertët analizuan edhe standardet e BE-së, sa gati janë sipërmarrjet shqiptare për integrimin europian. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni