Nxënësit e dy shkollave 9-vjeçare në Kavajë janë detyruar të ndjekin mësimin në të ftohtë, ndërsa prindërit denoncojnë se në njërën prej shkollave u janë kërkuar para fëmijëve për të siguruar ngrohjen. Gazetarët e Fiks Fare kanë verifikuar nga afër situatën në shkollat “Rilindja” dhe “3 Dëshmorët”, ku janë konstatuar probleme serioze me sistemin e ngrohjes. Ndërkohë, Bashkia e Kavajës pranon problemin dhe deklaron se po punohet për zgjidhjen e tij.