Në episodin e katërt të ‘Punë pa teka” në Top Channel Kristi Gongo punësohet në ndërtim. Mes shumë punëtorëve, dita e parë e punës për Kristin ishte dinamike në disa procese nga përgatitja e kollës, hedhja e suvasë, shtrimi i pllakave, hedhja e armaturës së betonit… ku sikleti më i madh për të ishte puna në skela në lartësi. Vec vëmendjes për të kryer detyrën që i kishin caktuar, duhej të tregonte kujdes të shtuar në ato kushte. Me llaç e bojë, a e kreu Kristi punën deri në fund?