Me përfundimin e shkollës dhe ardhjen e verës, prindërit kanë një dilemë të madhe; ku dhe si t’i angazhojnë fëmijët? T’i lënë në shtëpi, me gjyshërit, t’i çojnë në fshat apo në një kamp veror? Pushimet kanë nisur prej disa ditësh dhe nëpër rrugët e Tiranës sytë të zënë fëmijë që shoqërohen nga prindërit ose nga gjyshërit. Duket se kampet verore janë një ndër alternativat e pakta, ndaj sot pyetëm disa fëmijë që i ndjekin këto kampe dhe folëm me ekspertë se si duhet ta kalojnë verën të vegjlit në mënyrë aktive.