Pamje të rënda dhe tronditëse vijnë nga lagjja “Ali Demi”, ku një fëmijë i diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik dhunohet nga nëna e tij në mes të rrugës. Videoja e siguruar nga emisioni Fiks Fare tregon momentet e dhunës, ndërsa fëmija përpiqet të mbrohet pa mundur të reagojë. Sipas fqinjëve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ata kanë denoncuar rastin disa herë, por pretendojnë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet. Gjendja brenda banesës paraqitet alarmante, me mungesë kushtesh minimale jetese, ndërsa nëna shprehet se nuk di si të kujdeset për fëmijën dhe nuk ka mbështetje.