Qeveria mund ti lërë më shumë kohë në dispozicion biznesit për tu përgatitur për ligjin e ri të faturës elektronike. Ligji ishte parashikuar të hynte në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm, por ministrja e financave tha se qeveria do të marrë parasysh sugjerimet e biznesit nëse koha është e pamjaftueshme.