Shqipëria prodhon çdo vit qindra profesorë e doktorë, por paradoksalisht nuk ka institucione të kërkimit shkencor. Shumica e rektorëve dhe dekanëve që drejtojnë prej dekadash arsimin e lartë thuajse nuk kanë publikime shkencore. Pas 9 vitesh bllokim, universitetet lëshuan dorën dhe firmosën mijëra doktoratura. Shqipëria ka 7.5 herë më shumë shkolla të larta për mln banorë se Britania e madhe që strehon disa nga universitetet më të mira në botë. Horizon 2020, një program i kërkimit shkencor që mbështetet nga BE, shqipëria e pagoi më shumë lekë për taksën e anëtarësimit se sa projektet e përfituara.