Farkë, Veliaj në familjen kuksiane që iu ndërtua shtëpia nga e para: Me punë i mundim të gjithë
12/03/2021 12:17

Vite më parë, Hamit Ismalaj dhe familja e tij lanë qytetin e Kukësit për t’u zhvendosur në Farkë, por shtëpinë që e ngriti me mund e djersë ia shkatërroi tërmetii 26 Nëntorit 2019. Me programin e Rindërtimit, Hamiti përfitoi një banesë të re, shumë herë më të fortë se ajo që kishte. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli, vizituan familjen e Hamitit, e cila, siç pohoi vetë ai, nuk do të ishte ringritur kaq shpejt, pa ndihmën e qeverisë. Veliaj u shpreh i lumtur që në këtë zonë ku janë vendosur shumë kuksianë, rindërtimi pas tërmetit i ka bërë të gjithë bashkë për të mbështetur vazhdimin e punëve në Tiranë. “Ma bëre qejfin kur the se të gjithë kuksianët e Farkës janë bërë bashkë për të na mbështetur. Fakti që edhe një kuksian ndihet mirë, por edhe një nga Këlcyra ndihet mirë, edhe një tropojan ndihet mirë, edhe një nga Tepelena ndihet mirë, do të thotë se kemi arritur të krijojmë Tiranën si një familje. Në Farkë kemi mbaruar 99 shtëpi, por kemi edhe 120 të tjera për të bërë. Nuk e lëmë dot punën në mes, kështu që duhet të japim të gjithë nga një dorë”, tha Veliaj. Ai pohoi se njerëzit e ndershëm janë aleatët e vetëm të kësaj qeverisjeje. “Fryma pozitive që kemi këtu në Farkë, ku nuk kuptohet kush është vendali e kush ka ardhur nga Kukësi, – se këtu njerëzit sillen sikur kanë shekuj që njihen me njëri-tjetrin, – është fryma që na duhet. Kur jemi bashkë i mundim të gjithë, se njerëzit e mirë janë shumica, njerëzit e drejtë janë shumica, njerëzit punëtorë janë shumica. Nuk na duhen aleanca të tjera. Na duhet aleanca me njerëzit e ndershëm, se po patëm njerëzit e drejtë dhe punëtorë nuk na del kush përpara,” tha kryebashkiaku.

Top News- Era e fortë përmbys rimorkion nga kamioni, bie mbi një makinë tjetër
11/02 20:09
Top Channel/ Aeroporti i Vlorës, peng në gjykatë! Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen
11/02 20:05
Top Channel/ “Diella” në gjykatë! Paditet nga aktorja Anila Bisha. qeveria: Pretendim pa bazë
11/02 20:03
Top Channel/ Zyrtari i SHBA vizitë në Tiranë. Takime me ministra, SPAK dhe Presidentin
11/02 19:45
Top Channel/ “Paqe” PS-PD pas protestës! Opozita shkon në Kuvend për reformën territoriale
11/02 19:40
Top Channel/ Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 janë me dosje
11/02 19:39
Top News – Trump jep porositë për Shqipërinë. Kërkon luftë kundër krimit dhe trafikut të drogës
11/02 18:49
Top News- Konstituimi i Kuvendi në Kosovë, betohen deputetët, Albuena Haxhiu kryeparlamentare
11/02 18:25
Top Channel/ Betohen deputetët e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës
11/02 18:13
Top Channel/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve në Athinë, 3 persona në gjendje të rëndë
11/02 18:07
Top Channel/ Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motorin, plagoset drejtuesi
11/02 17:43
Top News – Epoka e turizmit elitar në Shqipëri. ‘Aura Voyage’, eksperienca ekskluzive me jahte
11/02 17:04
Top News- U fsheh për një vit, arrestohet i riu/ Dhunoi fizikisht një 51-vjeçar dhe i mori makinën
11/02 17:00
Top Channel/ Komisioni i Reformës, Mazniku: Mbledhja shtyhet për ditën e hënë ora do të njoftohet
11/02 15:51
Top Channel/ Boçi: Do doja që në ato vende që ka kërkesë nga qytetarët duhet të jemi të gatshëm
11/02 15:51
Top Channel/ Komisioni i Reformës, Mazniku: Komisioni të ndahet në tre grupe edhe të shkojmë për…
11/02 15:51
Top Channel/ Komisioni i Reformës, Tabaku: Ne kemi nevojë që të kemi një produkt të përbashkët
11/02 15:50
Top Channel/ Haxhinasto në Komision e Reformës: Kjo çështje duhet të trajtohet me shpejtësi të madhe
11/02 15:34
Top Channel/ Gjiknuri në Komision e Reformës: Duhet të fillojmë punë se nuk ka shumë kohë
11/02 15:34
Top Channel/Dule në Komision e Reformës: Tani u kujtua Partia Socialiste se duhet të konsolidohet…
11/02 15:27
DIGITALB DIGITALB