Mark Malci së bashku me bashkëshorten e tij, Lulen jetojnë prej shumë vitesh në një barake në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Pa kushte minimale për të jetuar, Marku 83-vjeçar tregon se sa të vështirë e ka të qëndrojë në një strehë që mund të bjerë nga momenti në moment. Paratë nga pensioni i tij janë të vetmet të ardhura të kësaj familjeje që nuk u dalin as për të blerë ilaçet e dy të moshuarve.