Vrasje dinake e ka quajtur kryepokurori Zejnullah Gashi atë të Liridona Ademajt, teksa është ngritur akuza zyrtare ndaj bashkëshortit të saj Naim Murseli, Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe Tom Dodaj. Ndërsa prokurorja e çështjes Javorka Prelinqeviç bëri të ditur se hetimet janë shtrirë dhe në Suedi ku çifti ka jetuar dhe kanë pasur një marrëdhënie të çrregullt dhe çështje financiare. Akuza ka kërkuar informacione në shtetin suedez lidhur me jetën e tyre atje dhe këto e mbështesin një prej motiveve që sipas prokurores është financiar. Në sallë ishte I pranishëm dhe vëllai I Liridonës, Leonardi.