Policia ka zbuluar në Tiranë një laborator që shërbente për falsifikimin e pasaportave, patentave kartave të identitetit, certifikatave profesionale, diplomave të shkollës etj. Në pranga kanë rënë 12 persona, 6 prej tyre janë kapur dje në mbrëmje. Ndërkohë mësohet se me vendim gjykate janë kontrolluar disa banesa.