AirItalia ka pezulluar operacionet pasi pronarët e saj vendosën të likuidojnë kompaninë duke i lënë klientët me fluturime të prenotuara pas 25 shkurtit, në paqartësi. Kompania e dytë më e madhe në Itali, pas Al Italias, tha se vendimi për likuidimin, u mor në një mbledhje të aksionerëve. Alisarda, e themeluar nga Aga Khan, kontrollonte 51 për qind të Air Italia ndërsa Katar Airways kishte 49 për qind të aksioneve në kompani.