Jemi në stinën e shegëve, një ndër frutat me më shumë vlera ushqyese aq sa është quajtur simbol i shëndetit. I pasur me antioksidantë që ndihmojnë sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor, shega është një ndër frutat më të lashta, ku 3000 vjet më parë njerëzimi i ka pikasur cilësitë e kësaj peme për të luftuar shumë sëmundje. Të gjithë vlerat e shegës i shpjegon nutricionistja Brikena Xhixha, ndërsa sipërmarrëse Arjola Mehmeti na tregon si ta konsumojmë lëngun e shegës.