Ditën e djeshme u zhvillua seanca e radhës nga SPAK për çështjen Gërdeci ku u thirrën të dëshmonin pranë Apelit të GJKKO disa nga dëshmitarët e ngjarjes, mes tyre edhe Fatmir Mediu, ministri i mbrojtjes i asaj kohe. Ky i fundit e nisi fjalën e tij me një ndjesë të madhe për të gjithë ata që kanë humbur familjarë nga kjo tragjedi, ndërsa më pas tregoi edhe njëherë se është i pafajshëm për këtë ngjarje. Sipas tij rihapja e çështjes penale dhe vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut. Gazetar: Orest Floku