Fahri Balliu ishte i ftuar sot në “Top Talk” për të folur mbi samitin e Brdo Brijunit që u mbajt sot në Tiranë, nën kujdesin e presidentit Meta. Në samit morën pjesë disa figura të rëndësishme si krerët e shteteve të rajonit,ndër të cilët përmendim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që presidenti në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Ivanov refuzoi të merrte pjesë.