Ruben Saraiva i ekstraduar fund-vitin e 2023 nga Maroku, i akuzuar për vrasjen në Shëngjin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill 2023, ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje nga prokurorët e Lezhës fund-vitin e shkuar. Ky është i vetmi moment për më shumë se 1 vit nga ekstradimi kur ai është përballur me organin e akuzës.