Exclusive – Të lindësh talent – 16 Maj 2021
16/05/2021 21:00

Elio Driza është 3 vjeçari më i ditur në Shqipëri. Ai ka pasion librat. Kurse ky është 8-vjeçari i dashuruar pas matematikës. Nikoll Prendi kur ishte 4 vjeç mësoi përmendësh mijëra vargje të At Gjergj Fishtës. Ndërsa ky është inteligjenti që habiti shtetin francez. Ai kërkon të dijë gjithçka rreth historisë. Jamarbër Hoxha, djaloshi me aftësi ndryshe që ka lexuar mbi 300 libra. Këta janë disa nga fëmijët talent të Shqipërisë. Elio Driza është nga Elbasani. Ai ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi 100 libra. Do të lexojë gjatë gjithës kohës. Pas përrallave radha u ka ardhur enciklopedive. Elio ka një memorie shumë të mirë. Ai nuk të dëshiron të lexojë të njëjtin libër dy herë. Për këtë arsye sot i dhamë një libër mësuesi edhe pse nuk ishte për moshën e tij. “Elio në fillim ka filluar të thotë numrat dhe shkronjat në anglisht, pastaj në shqip dhe pastaj ka filluar të flasë. Të thotë fjalë me kuptim pasi si fëmijët e tjera ka filluar më herët. pra që në moshën 1 vjeç e gjysma ka filluar të thotë numrat dhe shkronjat. Isha duke e lexuar një libër “Bleta zuzu” dhe në një moment e lashë leximin e librat dhe Elio e vazhdoi vetë”, thanë Eva dhe Krasniqi nëna dhe babai i Elio Drizës. Është shumë i dhënë pas librave? “Po i ka shumë qejf. Elio nuk ha bukë nuk pati libra, nuk del po nuk pati libra, nuk fle gjumë po nuk pati libra.” Sa libra ka lexuar deri më tani? “Mbi 100 libra.” Çfarë librash preferon Elio? “Në fillim zgjidhte përrallat, pastaj enciklopedi, shkencë dhe botën e kafshëve.” Keni kërkuar t’i bëni një test inteligjence? “Kemi kërkuar, këtu në Shqipëri, ndërsa në Kosovë po. U interesuan dhe thanë që testi duhet të bëhet pasi të mbushë 5 vjeç dhe ne po presim“, tha babai i Elios.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA