Pak ditë më parë lajmi i sjelljes së 1 milion njësi dokumentare në formë digjitale, të përftuara në formën e një dhurimi të radhës prej Arkivit të Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll bëri që Shqipëria të konsiderohet si zotëruesja më e pasur e tyre në Ballkan e më gjerë. Sado të pasura të jenë burimet arkivore që kemi në dispozicion, problemi që kemi lidhet me mungesën e theksuar të ekspertëve që njohin veçanërisht gjuhët e vjetra si osmanishtja.