Exclusive – Pikëllimi dhe drita e poetëve, 28 Mars 2021
28/03/2021 21:00

Sot në Exclusive do të trajtohet jeta dhe veprat e dy lirikëve shqiptarë, Frederik Rreshpja dhe Fatos Arapi. “Më duhet të pranoj që unë kam qenë gjithmonë i braktisur”, ka pohuar Frederik Rreshpja në vitin 1998. Fati i kishte rezervuar shumë dhjetorë në jetën e tij. Akull dhe dimër në larmishmërinë e stinëve të saj. I burgosur, i ringritur me një tis bohemi e me magjinë për të shndërruar në art në zakonshmen, Rreshpja mbetet një poet i rrallë. “Ai ka qenë një lirik i mirëfilltë“, tha Bardhyl Londo. “Shqipëria nuk është fort e dashur me artistët, shumë mendje të bukura kanë ikur prej këtij vendi. Ishte faji I kohës, edhe koha nuk ishte e dashur me të“, tha Sadik Bejko. Së bashku me të, shkrimtari dhe veçanërisht poeti Fatos Arapi lartësoi lirizmin. Arapi i këndoi shpresës, lirisë, erosit dhe dashurisë “Edhe nëse ka poezi të tjera ato që do tambajën gjatë është përshkrimi i tij i dashurisë. Prandaj thotë, si të desha pak më shumë“, tha Agim Baci.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA