Ishte 11 tetor i vitit 1976, ora 10 e 30 e mëngjesit kur anija avullore Mati u nis nga porti i durrësit drejt brigjeve të Konstancës në Rumani me një ekuipazh shqiptar prej 34 detarësh. Timoni pati një difekt. Anija u ca në dysh, gjysma në ujë, pjesa tjetër mbi… Ne kërkuam menjëherë ndihmë,ndihmë po mbytemi… Pala rumune nuk reagoi dhe mbrëmjen e 18 tetorit anija u mbyt. Ky ishte fati i Matit! Por ne thamë shyqyr shpëtuam të gjithë…