Pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë rikthyer masat kufizuese deri në karantinë totale për festën e Pashkës, për të frenuar përhapjen e infeksionit. Por, e kundërta ndodh në Shqipëri. Pavarësisht masave të vendosura, përgjatë ditës jeta sociale vijon normalisht. Kjo edhe për shkak se njësitë e shërbimit si lokalet, baret e restorantet janë të hapura për qytetarët. E së fundmi, me nisjen fushatës elektorale rregullat e vendosura duket se po thyhen edhe nga vetë ligjvënësit.