Euro është zhvlerësuar më tej këtë fillim dhjetori në tregun e këmbimit valuator vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane këmbehet për 121.1 lekë, duke ndjekur një tendencë rënëse të vazhdueshme që prej fillimit të nëntorit kur këmbehej për 122.7 lekë. Në raport me një vit më parë, ka shënuar rënie me 2.7 lekë.