Monedha evropiane duket se do ta mbyllë këtë viti në kuotën e 123 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet për 123.7 lekë, në rritje të lehtë kundrejt një dite më parë. Por në krahasim me fillimin e Dhjetorit, monedha evropiane ka parë një rënie me 0.7 lekë kundrejt asaj kombëtare.