“Mos i bjer me top”. Ketë javë në “Mos i bjer me top”, direkt pas daljes nga “Për’puthen” vjen Gabriala Arapi. Ish konkurrentja foli për jetën e saj pa doreza, si dhe u përball pas kaq shumë kohësh me Aurelin. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.