Një ngjarje e rëndë ka rikthyer vëmendjen e të gjithë publikut në Shkodër. Kole Manaj ka qëlluar me armë zjarri Anila Ndokën dhe më pas i ka dhënë fund jetës. 34-vjecari i cili kishte një marrëdhënie dashurie prej 5 vitesh me 44-vjecaren ka shkuar me makinën e tij pranë vendit të punës së Anilës. Kjo e fundit ka hipur në makinën e Kolës. Pas një debati me tone të larta, ai ka qëlluar me plumb në kokë Anilën dhe i ka dhënë fund jetës së tij.