Diell Kongjeli është një nga të rinjtë shqiptarë që ka thyer barrierat e paragjykimeve në Shqipëri dhe Kosovë me profesionin që ka zgjedhur. Ai është një artist thonjsh dhe operon në një treg ku shumica e profesionistëve janë vajza dhe gra. Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar diellin që të vazhdojë në profesionin që ka pasion pavarësisht gjithçkaje. Hapat e para të Diellit në këtë profesion janë që në moshën 13-vjeçare ku merrej me flokët dhe thonjtë. Ai u përball menjëherë me shumë paragjykime nga bashkëmoshatarët e tij dhe njerëzit përreth në lagje. Në moshë të vogël, këto fjalë për Diellin kishin një peshë, por ai nuk u demoralizua dhe vazhdoi të punonte për pasionin e tij.