Procedura e eliminimit është ndikuar nga situata shëndetësore e Brunildës, e cila u largua nga kuzhina pa përfunduar shërbimi i darkës. Ndaj, mbrëmjen e sotme nuk do të ketë eliminim. Më i miri i darkës është shpallur Ervini, i cili kalon automatikisht në finale. Ndërkohë, gara mes Brunildës, Elvanës dhe Sileones do të zhvendoset në sfidën e episodit të ardhshëm, ku të 3 ata do të konkurrojnë për rolin e mbetur të shefit, që do të përballet me Ervinin në darkën e fundit.