Erdogan: Qeveria siriane do të paguajë çmimin e sulmeve në Idlib
11/02/2020 17:51
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se qeveria siriane do të paguajë një “çmim shumë të shtrenjtë” për shkak të sulmit ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri, ku 13 ushtarë janë vrarë brenda pak më shumë se një jave.