Turqia po proteston fort kundër udhëheqjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan. Të parit të shtetit, i njohur për nuancat e tij diktatoriale, i atribuohet arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Ky i fundit u arrestua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me akuzën e korrupsionit, manipulimin e tenderave, drejtimin e një grupi kriminal dhe dhënie ndihmë ndaj një organizate terroriste. Akuza të forta dhe për Universitetin e Stambollit që anuloi diplomën e Ekrem Imamoglu, pas 30 vitesh, me justifikimin se është false. Kusht i panegociueshëm për të kandiduar si president.