Në librin Epoka e Inteligjencës Artificiale, Henri Kissinger dhe dy emra të tjerë të fushës së IA kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të dhënë një pasqyrë përmbledhëse për arritjet e IA-së, problematikat e saj dhe ndryshimin epokal që ajo po sjell në shoqërinë e sotme njerëzore. Autorët mandej pranojnë se qytetërimi njerëzor fillimisht është krijuar dhe ushqyer falë dinamikës së dy elementëve, fesë dhe arsyes ndërkohë që sot IA po projekton një formë të re.