"EPISTULAR i Prof. Jup Kastrati dhe At Justin Rrotës përgjatë viteve 1951-1964 është një botim i publikuar së fundmi nga Fondacioni "Jup Kastrati ", përgatitur për botim nga dy vajzat e tij Fatmira dhe Diana Kastrati. Ky vëllim i parë ofron një pasqyrë të plotë të mendimeve dhe refleksioneve të dy nga personalitetet më të shquara të kulturës kombëtare. Po cila në veçanti është përmbajtja e tij? Cfarë vlerash historike dhe kombëtare i ofron ky Epistular, lexuesit jo të zakonshëm shqiptar?