"E diell", programi argëtues, informues dhe edukativ i së dielës! Ky program integron në përmbajtjen e tij çdo moshë duke i dhënë një hapësirë çdo fushe me potencial interesant për të krijuar spektakël. Producentë: Edi Manushi/Top Channel Autore: Ervin Kurti, Jetmira Agalliu, Argjira Spanca, Graciano Tagani, Armela Topi Moderatorë: Edi Manushi, Ervin Kurti, Argjira Spanca, Alesia Bami, Graciano Tagani, Nevina Shtylla Të ftuar: Margarita Xhepa, Paloma BBV, Alandy, Etlinda Muçaj Sulo Rubrikat: Ervin Kurti, Argjira Spanca, Jetmira Agalliu, Graciano Tagani, Glenti Nallbani Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.