Emisioni “Top Show” I transmetuar në dt 22 Maj 2008 me temë “In Memorian - Teme Sejko”, trajton çështjen e komplotit kundër kolonelit me origjinë çame Teme Sejko. Teme Sejko një nga komandatët më të rëndësishëm të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe një nga drejtuesit kryesor të Ushtrisë Shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, akuzohet nga regjimi komunist I kohës si pjesë e një organizate kriminale e krijuar me urdhër të spiunazhit grek me qëllim organizimin e një kryengritje të armatosur kundër Partisë. Ish ministri I brendshëm I kohës Kadri Hazbiu në gjyqin kundër tij zbulon se admirali I Flotës ushtarake Teme Sejko vdiq si pasojë e dhunës fizike të ushtruar mbi të dhe trupi I tij u zhduk. Një emision kushtuar fatit tragjik të kolonelit Temo Sejko që u bë viktima e intrigave të ndërlikuara brenda kupolës komuniste gjatë procesit të shkëputjes së Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik . Ky emision sjell në memorie edhe kalvarin e gjatë e tragjik të gjithë familjes Sejko. Të ftuar në emision janë djali I Teme Sejko Rajmond Sejko, niperit e Teme Sejko, Hektor Sejko dhe Agim Plaku, ish ministri I mbrojtjes Luan Rama, Historiani Elmaz Leci, bashkëkohësi Petrit Demi, dhe historiani Hajredin Isufi.