Merita Bozo, ka lindur ne një vend të pazakontë. Në ditën e lindjes nëna dhe babai e braktisën. “Kam lindur në 31 dhjetor në kosh të plehrave më gjetën”. Sot Merita punon si laborante pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndryshe nga shoqet e shtëpisë së fëmijës ajo arriti t’i përfundojë studimet universitare. Merita që nga mosha 15-vjeçare e deri një vit më parë jeta e saj ka kaluar nëpër konvikte.