Emiljano Lule ka mision të zhvillojë "aftësinë e pakufizuar" sepse beson në potencialin që çdo njeri ka brenda vetes për të realizuar diçka në jetë. Ai është drejtori i Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë dhe nuk Dëgjojnë si dhe Drejtori i nismës së tij më të fundit, që eshtë Biblioteka e parë audiodigjitale ne Shqipëri, ku nxënësit që nuk shikojnë do mund të dëgjojnë librat artistikë të interpretuar nga vullnetarë që “dhuruan” zërin e tyrë për realizimin e kësaj bibliotekë.