Emigrimi i shqiptarëve/ 10 mijë të kthyer nga BE në 10 muaj, nuk i ndal as rreziku
10/11/2019 20:08
Dhjetë muajt e fundit në Shqipëri janë kthyer 10 mijë e 580 qytetarë shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit pa vizë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. në këto të dhëna nuk qartësohet se sa përqind e të riatdhesuarve janë azilkërkues.