Maqedonia nuk është e gatshme të ndërtojë kampe për strehimin e refugjatëve në periudhë të afatgjate. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski, tha se autoritetet vendore do të trajtojnë në mënyrë sa më njerëzore refugjatët, mirëpo siç u shpreh ai 'Maqedonia nuk mund të shndërrohet në vend parkimi për emigrantët nga Lindja e Mesme'.