Shqiptari i parë që emigroi në amerike në vitin 1876 ishte nga Korça dhe më pas ndërroi destinacion duke u spostuar në Amerikën e Jugut dhe duke u vendosur më pas në Argjentinë. Shqiptari i dytë, i cili shkeli në tokën amerikane në vitin 1889 ishte Koli (Nikolas) Kristofori. Është emigranti i parë shqiptarë që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet. 42 është numri i shqiptarëve, të cilët jetonin në Amerikë në vitin 1900, në qytetin e Masaçusets. Origjina e këtyre shqiptarëve ishte kryesisht nga jugu i Shqipërisë.