“Elita politike e Shqipërisë ka dështuar me luftën e UÇK”, Kapri: Nuk njolloset UÇK, humbëm busullën
15/09/2025 22:04

Qindra shqiptarë protestuan në Hagë të dielën duke i paraprirë fazës përfundimtare të gjyqit ndaj ish komandantëve të UÇK-së. Qyteti holandez u vesh kuq e zi teksa protestuesit dhanë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbanin në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, etj. Dëshmia e ish diplomatit amerikan James Rubin në fund të viteve ’90 nis kështu fazën përfundimtare të gjyqit të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën. Ai dëshmoi se Thaçi nuk kishte kontroll operacional mbi komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të Hashim Thaçi ishte një figurë kryesisht politike, simbolike, pa autoritet për të dhënë urdhra ushtarakë. Në këtë proces, që nisi zyrtarisht më 2020, janë grumbulluar qindra orë dëshmi dhe dokumente të organizatave ndërkombëtare. Prokuroria ka sjellë dëshmitarë që pretendojnë të kenë qenë viktima ose dëshmitarë të drejtpërdrejtë të veprimeve të UÇK-së, ndërsa të tjerë kanë ofruar dëshmi të shkruara sipas procedurës së Gjykatës. Vetë Thaçi, që prej ditës së parë të paraqitjes në sallën e gjyqit, ka deklaruar “i pafajshëm” për të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara. Dëshmia e Rubin sot nuk është thjesht një akt ligjor; ajo ka edhe peshë simbolike. Por betejat në Hagë nuk zhvillohen vetëm mbi dokumente dhe dëshmi, por ato përplasen edhe mbi narrativën e vetë luftës së Kosovës: kush ka qenë përgjegjës, kush ka qenë viktimë, dhe si duhet të mbahet mend kjo periudhë në kujtesën kolektive. Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve është arena ku përplaset drejtësia dhe historia, ku çdo dëshmi shënon jo vetëm një provë, por edhe një gur në rindërtimin e narrativës për luftën dhe pasojat e saj. A do të ndikojë dëshmia e Rubin në perceptimin e trupit gjykues, apo do të mbetet vetëm një element politik i së kaluarës? Çfarë mesazhi do të japë vendimi final për raportet e Kosovës me të kaluarën e luftës?

Veliaj u eleminua! Harrojeni Nesti Angonin del në skenë Nasta Pëllumbi që çoi në SPAK çiftin Veliaj
09/04 23:28
Kush është i huaji që fundosi Metën? Curri i prerë me studion: Ai po i vëzhgon të gjithë
09/04 23:12
Veliaj, Meta dhe Beqja në gjyq kundër Shqipërisë? Vangjeli me paralajmërim të fortë për…
09/04 23:11
Tronditet studio! Avokati i Veliajt nxjerr emrin! Nasta Pëllumbi çoi dosjen në SPAK kundër tij dhe gruas
09/04 23:04
Në gjyq me Veliajn, Koka: Bleve në Vjenë dëshmitarin! Ndreca: Ti e ke takuar në Dubai, jo unë…
09/04 22:58
“Po thua të pavërteta”, Ndreca ndërpret Kokën, gazetari: Dhe lajm, u pendove! Rama e futi në burg!
09/04 22:58
Ekskluzive/ Del emri i Nastës, Avokati i Veliajt: Një anonime njësoj si Nesti Angoni u mor nga SPAK
09/04 22:45
“Veliaj u eleminua politikisht”, Ndreca habit studion! Rakipllari dhe Koka: Kush e eleminoi?
09/04 22:42
Paralajmërimi i Currit: Berisha do të fusë dhe të vetët në burg! Koka: Tani e çove analizën në nivele…
09/04 22:38
“Arratisuni sa jeni në kohë”, Currit flet për valixhet me para: Rama i mbrojti disa nga burgu
09/04 22:23
Veliaj dhe Meta lirohen nga burgu? Analisti: Po shkojnë të përdhunuar…Rama qëndrim të fortë për gjykatat
09/04 22:21
Koka përplaset me Ndrecën: Pse e përmend Veliajn?! Unë s’fola për të! S’ka turp, të jap dorëheqjen
09/04 22:11
“Haram i qoftë”, Vangjeli ngre tonet! Rakipllari përplaset me Ndrecën: Kur rrëmbehet Meta s’flet ti?
09/04 22:11
“Politikanët si të përdhunuar para gjyqtarëve”, Vangjeli kundër Ramës: Dikur e donte burgun
09/04 21:55
“Plarent, ku i ke gjetur këto fletë?!”, Muçi: Na fyeni inteligjencën, politika presion gjyqtarëve
09/04 21:54
“Vendim i duhur nga Gjykata”, avokat i Veliajt, Koka: Ore mos vallë është marrë vendimi e nuk e dimë?!
09/04 21:42
Dalin emrat, kush janë 5 të burgosurit VIP që “përfitojnë” daljen nga burgu! Rakipllari flet për vendimin
09/04 21:41
“Anila do lirohen politikanët”, Bled Koka pyet Nila Hoxhën: Pse nuk ishte SPAK në seancë?
09/04 21:29
Grida Duma flet për debatin e fortë të lirimit të paraburgosurve. Kush përfiton?
09/04 21:26
A do të lirohen politikanët nga burgu?! Hoxha: Sadushi e nisi për një qytetar të thjeshtë, por Prokuroria…
09/04 21:25