Kur Roberti, dramaturgu më i famshëm i Federatës, tenton të vetëvritet për t'i shpëtuar torturave të Shërbimit Sekret, një ftesë e papritur në rezidencën e Liderit Suprem e shpëton atë në çastin e fundit. Atje ai do të përballet me një vendim që do të vërë në pikëpyetje jo vetëm ndërgjegjen e tij si artist, por edhe vetë fatin e njerëzimit.